Francis dhe Maria, historia e dashurisë emigrante që përfundoi në tragjedi

Ndryshe

Francis dhe Maria, historia e dashurisë emigrante që përfundoi në tragjedi

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 18:01
Francis Ipisbhe

Në një udhëtim të dëshpëruar në Sicili, Francis Ipisbhe humbi gruan e tij. Tani, një vit më vonë, ai më në fund ka qenë në gjendje të vajtojë atë pranë varrit të saj.

Vetëm një javë më parë, Francis Ipisbhe, gjunjëzohej në pluhurin e dheut dhe shikonte lartë nga qielli duke u lutur me zë ta gjejë gruan e tij Maryn. Sot ai ka një varr ku mund të vajtojë për humbjen e saj.

Bashkëshortja e tij ishte një ndër qindra emigrantë që humbën jetën derisa po kalonin Palermon, kryeqendrën e Sicilisë.

E gjithë përpjekja e tyre ishte që të kalonin mediteranin për të arritur në Evropë për një jetë më të mirë.

Kalimi I detit do të merrte jetën e qindrave që po ndiqnin rrugën e njëjtë, ndër ta edhe Mary.

Qindra si ajo ende gjinden nëpër varreza të emigrantëve nëpër Itali, Greqi e Turqi. Derisa qindra familjarë ende po kërkojnë trupat e tyre, ashtu siç e kërkonte Franics bashkëshorten e tij deri para një jave.

Cifti Ipisbhes u largua nga Lagosi i Nigerisë në vitin e kaluar. Ata kaluan Saharën dhe u nisën në drejtim të Tripolit dhe Italisë. Pas disa orëve ne det anija filloi të lëkundej dhe vetëm disa arritën të shpëtonin pasi barka ishte fundosur.

“Ajo ishte varur në shpatullat e mia, kur unë u përpoqa për të lidhur me një litar në harkun e anijes," tha Francis për “The Guardian” "Pas meje, dhjetëra njerëz u shtynë për të arritur në anijen e shpëtimit të parë. Kur unë arrita ta shtrëngoj litarin, nuk e ndjeva më krahët e Marisë rreth qafës sime ", ka treguar ai me lotë rrëfimin e tmerrit. .

Turma u ngrit përpara dhe Maria - e cila ishte 27 vjeçe dhe katër muajsh shtatzënë - ra në det. Francis u zhyt në ujë, por kur e çoi përsëri në sipërfaqe, ajo kishte ndalur frymëmarrjen.

"Unë u përpoqa, Perëndia e di sa vështirë u përpoqa ta shpëtoja", thotë ai.  Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të emigrantëve në ujërat e Adriatikut dhe detit mesdhe në vitet e fundit. Numri i emigrantëve që kanë vdekur duke kaluar ilegalisht kufijtë nga Lindja për në Evropa është mijëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat