Një shofer kamioni nga kryeqyteti italian Romë, ka rrëfyer eksperiencën e tij të pazakontë.
Shoferi mori në telefon urgjencën dhe u shpjegoi se ishte duke vdekur dhe u transportua për në spital i pajetë.
Ai pësoi atak kardiak në zemër dhe u shpall i vdekur.
Për mrekulli, pas treçerek ore, shoferi i quajtur Alfonso Tiziano u rikthye në jetë.
Ai rrëfen:
E vetmja gjë që më kujtohet është se kam filluar të shoh dritë dhe të ecja drejt saj. Kjo ishte gjëja më e bukur që kisha parë ndonjëherë dhe ai dukej aq i lumtur kur mori krahun tim dhe më tha: “Kjo nuk është koha jote, ti nuk duhet të jesh këtu. Duhet të kthehesh, ka akoma gjëra që duhet të bësh”.
Mjekët u habitën kur pas 45 minutash, zemra filloi t’i rrihte përsëri.
Dr. Sabino Lasala shpjegon:
Ne po përballemi me një rast unik. Do të studiojmë gjithçka në detaje. Nesër kolegët amerikanë do të vijnë në Romë. Kjo është ringjallja”.