U zgjua nga gjumi dhe nuk e njohu më gruan e tij

Ndryshe

U zgjua nga gjumi dhe nuk e njohu më gruan e tij

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 09:01
Adam dhe Raquel Gonzales

Adam dhe Raquel Gonzales kanë qenë të martuar për 5 vite, kur u zgjua një mëngjes me as idenë më të vogël se kush ishte ajo – ai e kishte humbur gjithë kujtesën, dhe nuk i kujtohej se ishte martuar me të.

Një mëngjes të hershëm shtatori të vitit 2016, Raquel hyri në dhomën e ditës me pizhamet e saj për të zbuluar se burri i saj po e shikonte i hutuar. Ai i kishte folur asaj sikur ajo të ishte një e huaj, dhe pa kurrfarë afeksioni. Ai nuk ia kishte idenë se kush ishte ajo.

“Unë e pyeta atë : A e di se ku je ? Çfarë viti jemi ? A e di emrin tim ? Dhe ai i tha “Jo” që të gjithë pyetjeve” ka thënë Raquel.

“Unë e vëreja se sa më shumë që unë kam pyetur aq më shumë ai po nervozohej”

Raquel e kishte siguruar prape atë që kjo ishte shtëpia e tyre, dhe se ajo ishte gruaja e tij, po ashtu se ata kishin tre fëmijë bashkë. Adam kishte filluar të qajë, nuk po mund të besonte se kjo ishte jeta e tij.

“Më duhet të marrë letërnjoftimin, ku është  telefoni im dhe letërnjoftimi im?” ka thënë ai. Raquel i kishte thënë Adamit që të vishet dhe se ajo do e dërgonte atë në spital menjëherë.

“Raquel po tregohej e butë me të – ajo e dinte faktin se ai kishte pasur edhe më herët  probleme me kujtesë, pasi që një grua kishte tentuar të e vrasë atë.

5 vite më herët, në moshën 35 vjeçare, Adam ka qenë një menaxher dege për telekomin AT&T dhe një person i përkushtuar ndaj kishës. Pas ndarjes nga gruaja e tij e parë, ai kishte filluar një marrëdhënie të re me një grua e që përfundoj në një tragjedi.

E dashura e tij e re ishte abuzive, e  kishte ngulfatur dhe një ditë gati e kishte vrarë.

Zemra e tij kishte ndalë tri herë rrugës për në spital, por ishte shpëtuar nga mjekët që po kujdeseshin për të. Adam kishte ndenjur në koma për 4 muaj.

“Kur unë jam zgjuar nga koma, unë se kam ditur se kush jam, as se kam qenë i martuar dhe se kam pasur dy fëmijë” ka thënë ai.

Ai kishte kaluar një vit në spital, duke mësuar se si të flas dhe si të ecë. Por memoria e tij nuk ishte kthyer.

Muajt kishin kaluar dhe gjatë kësaj periudhe ai ishte ri njoftuar me fëmijët e tij. Atij i dukej gjë e vështirë të i takonte ata dhe të i shikonte ata për herë të pare.

“Si mund një baba të i harrojë fëmijët e tij? “ ai kishte thënë.

Kur ai ishte kthyer në shtëpi, shtëpia ishte me plot fotografi që ai nuk mund të kujtonte asgjë nga këto momente. E kaluara e tij nuk ishte më aty.

Në vitin 2012 ai kishte takuar Raquel përmes internetit. E kishin lënë të takoheshin në një lokal, por ai nuk ishte paraqitur aty. Kishte shkuar në lokalin e gabuar. Ajo thotë se e pëlqente aksentin e tij prej Teksasi.

Pas disa muajsh ata u zhvendosën të jetojnë me njëri tjetrin dhe fëmijët e tyre. Në korrik të vitit 2015 ata janë martuar në një kishë të vogël në Phoenix.

Por humbja e serishme e kujtesës së Adam ishte zhdukur një mëngjes shtatori të vitit 2016.

Sa Adam ishte në spital dhe po bënte teste të ndryshme ai iu drejtua personit e vetëm që ai mund t`i besonte – nënës së tij. Ajo e kishte siguruar atë se ai ishte dashuruar dhe ishte martuar me Raquel.

“Ajo të do ty. Ti e ke bekimin im “ i kishte thënë nëna e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat