Udhëtimet po i sjellin më shumë para

Ndryshe

Udhëtimet po i sjellin më shumë para

Më: 26 maj 2018 Në ora: 06:41
Kristin Addis

Një grua ka lënë punën e saj si bankiere investimesh për të udhëtuar rreth botës dhe tani po fiton më shumë, si një blogere udhëtimi.

Kristin Addis nga Southern California, ka udhëtuar në pothuajse 60 vende në pothuajse çdo kontinent që nga shtatori i vitit 2012.

Dhe që nga ajo kohë 31-vjeçarja hapi një blog ‘Be My Travel Muse’ ku udhëtarët mund të kërkojnë kur dëshirojnë të kosultohen në lidhje me përvojat e udhëtimit.

“Po udhëtoj në gjithë globin dhe mënyrën time të jetesës e ndaj në këtë blog. Kaloja orë të tëra në kërkim të kryeqyteteve të vendeve të largëta anembanë botë vetëm për të imagjinuar se si do të ndihesheshe po të ishe atje, shkruaja histori imagjinative dhe i botoja gjatë gjithë kohës,”-tha ajo.

Ajo u shpreh se puna e saj si bankiere investimesh e bëri që të ndryshojë mënyrën e jetesës.

“Kam punuar si një bankiere investimi për katër vjet në Newport Beach, i cili më shtyu të bëj një ndryshim. Kam shitur çdo gjë që kisha dhe nisa të udhëtoja vetëm.”

Ajo gjithashtu ka shkruajtur edhe dy libra ‘Malet pushtues: Si të udhëtoni vetëm botën pa frikë’, një udhërrëfyes për femrat që udhëtojnë vetëm dhe ‘Një mijë fillime të reja’, një kujtim i vitit të saj të parë që udhëtonte vetëm në Azi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat