Foshnja e parë pas 12 vitesh, në ishullin ku lindja ndalohet

Ndryshe

Foshnja e parë pas 12 vitesh, në ishullin ku lindja ndalohet

Më: 21 maj 2018 Në ora: 08:50
Ishulli Fernando de Noronha

Një ishull i izoluar brazilian ku lindja është e ndaluar, është duke festuar lindjen e foshnjës së parë në 12 vite.

Ishulli Fernando de Noronha është 370 kilometra larg qytetit Natal, ka 3 mijë banorë, mirëpo nuk ka asnjë repart të lindjes.

Nënat shtatzënë duhet që të udhëtojnë për në qytet që të kujdesen për lindjen.

Një grua, e cila nuk dëshiron të jetë e njohur për publikun, ka lindur këtë të shtunë në ishull.

Ajo thotë se nuk ka e ka ditur se ka qenë shtatzënë dhe ka mbetur e shokuar.

“Të premten mbrëma unë kisha dhimbje, shkova në banjë dhe pash diçka që po dilte nga mesi i këmbëve të mia”, citohet të ketë thënë 22 vjeçarja, raporton BBC. Foshnja e gjinisë femërore u dërgua më pas në spital.

Për ta festuar këtë lindje të rrallë, banorët po ndihmojnë familjarët duke u dhuruar atyre rroba për vajzën.

Ky ishull ka disa prej plazheve më të bukura të botës, dhe është i njohur për jetën e egër në parkun nacional detar të Brazilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat