I ndërron emrin djalit, pas gabimit në tatuazh

Ndryshe

I ndërron emrin djalit, pas gabimit në tatuazh

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Janë të shumta nënat që bëjnë tatuazhe emrat, inicialet, apo imazhe të ndryshme për të kujtuar gjithnjë fëmijët e tyre.

Por ka raste kur personi që të bën tatuazhin të gabojë në realizimin e asaj që nëna i ka kërkuar, gabim që në shumicën e rasteve korrigjohet me një tatuazh të dytë.

Por një mama në Suedi ka vepruar në një mënyrë që pak kujt mund t’i shkonte në mendje.

Johanna Sandstrom kishte kërkuar që të bënte tatuazh, emrin e djalit Kevin, por artisti i kishte shkruar Kelvin.

Një problem që mund të ishte zgjidhur në shumë forma, por Johanna Sandstrom vendosi që t’i ndërronte emrin djali të saj, në vend që t’i nënshtrohej edhe njëherë procedurës së dhimbshme të tatuazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat