I larguar 400 kilometra, e kthen në shtëpi… policia!

Ndryshe

I larguar 400 kilometra, e kthen në shtëpi… policia!

Më: 18 maj 2018 Në ora: 09:35

Një qen u gjet në Zvicër, 400 kilometra larg banesës së pronarëve, që jetonin në Frankfurt, Gjermani, në përfundim të një arratisjeje spektakolare prej gjashtë muajsh, njoftoi media zvicerane.

Rapunzel, sheferd gjerman tetë vjeç, mori mjekime intensive në klinikën veterinare të Spitalit Universitar të Zyrihut, pasi u gjend në gjendje të rëndë në antë të një autostrade në veri të Zvicrës.

Image

Pronarja e tij, Jasmin Ehret Vath, që jeton në Frankfurt, ishte shumë e emocionuar që më në fund do të rimerrte kafshën e saj.

“Rapunzel dinte të hapte dyert”, shpjegon ajo, kjo i mundësoi që edhe të largohej gjatë një vizite rutinë tek veterineri gushtin e kaluar.

Qeni ishte shpallur i zhdukur për gjashtë muaj, para se të gjendej, dy javë më parë, nga forcat e shpëtimit./ATSH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat