Vetëm një hap i gabueshëm, bëri që të rrëshqet nëpër 12 shkallë dhe të bie në lumë

Ndryshe

Vetëm një hap i gabueshëm, bëri që të rrëshqet nëpër 12 shkallë dhe të bie në lumë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 20:31
Pamje nga video

James Moss ishte së bashku me një shok, kur hodhi një hap të gabueshëm në një palë shkallë të Londrës dhe ra në lumin Temza.

Miqtë e tij nuk ndalonin së qeshuri, pasi ai hoqi bluzën dhe rrëshqiti, për tu lagur me të gjitha rrobat.

“Një hap i vogël për njeriun, por një përplasje e madhe në ujë, që të qeshin të gjithë”, ka qenë komenti që shoqëron videon, e cila po bën xhiro në internet.

Në anën tjetër, vizitori i ngathtë që ra poshtë 12 shkallëve, tha se ato ishin shumë të lëmuara dhe të lagura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat