Pesë banorë riblejnë ishullin e tyre të vogël në Skoci

Ndryshe

Pesë banorë riblejnë ishullin e tyre të vogël në Skoci

Më: 12 maj 2018 Në ora: 20:56
Ishulli i vogël i Ulvas

Ishulli i vogël i Ulvas, margaritar i Skocisë me plazhe të pacënuara u rible nga pesë prej gjashtë banorëve të të tij, nga frika se mos binte në duart e manjatëve të ardhur nga Rusia apo Lindja e Mesme dhe se mos menyra e tyre e jeteses do te ndryshonte krejtesisht.

Banorët u bënë bashkë në një shoqatë dhe njoftuan sot se kishin mbyllur kontratën e blerjes, duke përfituar nga ligji që u jep atyre prioritet për blerjen e ishullit.

”Jemi të lumtur dhe të çliruar”, pohoi Rebecca Munro, pronarja e kafenesë së vetme në ishull ”The Boathouse”.

Së bashku me banorët e tjerë ajo do të bëhet zyrtarisht pronarja e ishullit më 21 qershor.

Ishulli Ulva doli në shitje korrikun e kaluar nga banori i gjashtë i ishullit, anëtari i nje familjeje aristokrate së cilës i përkiste ishulli prej dekadash. I vënë në shitje me çmimin 4,25 milionë stërlina (4,77 milionë euro), ishulli u rible me një çmim të përcaktuar nga një vlerësim i pavarur me urdherin e qeverise skoceze, bën të ditur në një deklaratë organizata e vogël, e cila mundi të mbledhë fondet falë një granti te qeverisë skoceze dhe donacioneve të 500 personave.

Gjatë periudhës së nxjerrjes në shitje, pronari Jamie Howard e kishte përshkruar si një prej ishujve më të bukur privatë të Europës Veriore, shumë tërheqës për manjatë të huaj, atëherë banorët e ishullit ishin trembur se mos i dëbonin prej andej./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat