Momenti i tmerrshëm kur një familje kërcënohet nga leopardët

Ndryshe

Momenti i tmerrshëm kur një familje kërcënohet nga leopardët

Më: 12 maj 2018 Në ora: 07:46
Ngjarja ndodhi në kopshtin Beekse Bergen Safari Park të hënën e shkuar

Një grup turistësh për pak sa nuk u mbytën nga një grup leopardësh në një kopsht zoologjik në Holandë, shkruajnë mediat ndërkombëtare

Disa persona që dukeshin se ishin familje nga Franca dolën nga vetura brenda parkut ku po pushonin kafshët e egra pa kurrfarë kujdesi.

Madje, gruaja që doli nga vetura, siç shihet edhe në videon më poshtë, po mbante edhe një fëmijë të vogël në krahë, teksa ecte mes leopardëve duke rrezikuar jetën e vet dhe të fëmijës.

Fillimisht kafshët nuk ngacmuan turistët, por më vonë duket se u ndjenë të kërcënuar dhe filluan të lëviznin duke kërcënuar familjen, të cilët me shpejtësi u futën në veturë.

Ngjarja ndodhi në kopshtin Beekse Bergen Safari Park të hënën e shkuar, ndërsa një avokat ka thënë që nëse personave do t’u ndodhte diçka, përgjegjësi do të jepte kopshti.

Rastet e kontakteve të njerëzve me leopardët janë të shpeshta nëpër kopshte. Njerëzit para se të hynë për t’i parë këshillohen që nëse gjenden në situata të rrezikshme të mos bëjnë panik dhe të mos shikojnë kafshët në sy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat