Truri i derrit punon 36 orë pa trup

Ndryshe

Truri i derrit punon 36 orë pa trup

Më: 29 prill 2018 Në ora: 20:34
Ilustrim

Shkencëtarët amerikanë kanë arritur për 36 orë të ruajnë trurin e derrit jashtë trupit në sajë të sistemit të lëngjeve të pasura me oksigjen.

Guardian shkruan se shkencëtarët, të udhëhequr nga një Nenad Sestan nga Universiteti Yale, thanë se truri nuk kishte vetëdije dhe se sipërmarrja e tyre mund të ndihmojë për kërkimet e trurit dhe studimin e terapive eksperimentale për sëmundje si kanceri ose demenca.

Ana Devor, shkencëtare për neurologji nga Universiteti Kalifornia në San Diego, ka thënë për MIT Technology Review, se ky hulumtim mund të ndihmojë në konfirmimin e lidhjes ndërmjet qelizave të trurit dhe u mundëson atyre të bien dakord mbi "atlasin e trurit", transmeton KosovaPress.

Të tjerë, megjithatë, shpejt vunë në dukje se kjo s’do të thotë që njerëzit në të ardhmen e afërt mund të presin ‘të mashtrojnë’ vdekjen dhe se nuk është e mundur të transplantojnë trurin në një trup të ri.

"Truri i asaj kafshe nuk ishte i vetëdijshëm për asgjë, unë jam shumë i bindur për këtë," tha Sestan. Megjithatë, ai vuri në dukje se shumë çështje etike u ngritën këtu.

"Dikush mund të marrë atë teknologji, ta përmirësojë dhe të rivendosë aktivitetin e trurit të dikujt. Ky është një rinovim i qenies njerëzore. Nëse ai person ka një kujtesë të plotë, do të isha shumë i frikësuar”, shprehet Sestan.

Profesoresha e neurodegjenerimit në Kolegjin Universitar të Londrës, Francise Edwards, tha për Guardian, se hulumtimi mund të jetë i dobishëm për kërkuesit, por nuk besohet se mund të aplikohet te njerëzit duke refuzuar në këtë mënyrë idenë e transplantimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat