“Zbon” të dashurin moshatar, adoleshentja lidhet me 44-vjeçarin

Ndryshe

“Zbon” të dashurin moshatar, adoleshentja lidhet me 44-vjeçarin

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:29
Avalon Garvey

“Dashuria nuk njeh moshë”. Mesa duket kjo shprehje gjen më së miri vend për një 17-vjeçare angleze e cila i dha fund marrëdhënies me moshatarin e saj dhe u lidh me një 44- vjeçar amerikan.

Avalon Garvey, nga Bradford, West Yorkshire, është shprehur se është shumë e lumtur me të dashurin e saj amerikan Doug Traser. Ata u njohën në internet në një faqe takimesh.

Pasi folën disa kohë ai mori menjëherë avionin nga San Francisco, Kalifornia dhe udhëtoi drejt Britanisë për të njohur nga afër të dashurën e tij. Doug u tregu i sinqertë dhe i tregoi adoleshentes së kishte qenë dy herë i martuar dhe kishte tre fëmijë, por mesa duket për Avalon më të rëndësishme ishin ndjenjat që kishin për njeri tjetrin, dhe aspak e shkuara e tij.

Ajo tha për “The Sun” se u dashurua menjëherë sapo e pa 44- vjeçarin amerikan dhe nuk kishte asnjë gjë të jashtëligjshme në këtë mes, pasi ajo ishte në një moshë që mund të kryente marrëdhënie seksuale.

Avalon është tani një studente e vitit të parë në Universitetin dhe ajo e ka marrë Dougin një natë me miqtë e saj të universitetit. Gjithashtu edhe nëna e saj e ka takuar partnerin e vajzës si dhe tre fëmijët e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat