Shet të gjitha sendet e tij dhe investon në bitcoin për të udhëtuar në botë

Ndryshe

Shet të gjitha sendet e tij dhe investon në bitcoin për të udhëtuar në botë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 22:58
Jonas Hornehaj

Një çift po udhëton nëpër botë me një buxhet mujor prej  2,000 £ pasi ai shiti gjithçka që zotëronte për të investuar në kripto-valutë.

24-vjeçari Jonas Hornehaj është paraqitur në një shumëllojshmëri vendesh ekzotike.

Jonas, nga Kopenhagoni, u largua nga Evropa me rreth 1.400 funte në llogarinë e tij bankare, por investoi £ 700 në Bitcoin, i cili ka financuar si të dashurin e tij, ashtu edhe të të shoqen, Alicia Cechvalova e cila udhëton me një buxhet mujor prej £ 1,400 deri £ 2,000 për muaj.

“Kam shitur të gjitha sendet që kam mundur – shtrat, krevat, dollapët, TV, këpucët (unë dua atlete), PlayStation – gjithçka që mund të shisja në internet” ka thënë Jonas, shkruan e përditshmja ‘Metro’.

“Unë ende kam borxhe shokëve, ende kam borxhe në bankën time, por nuk isha i shqetësuar për ndonjë nga këto, sepse unë besoj në veten time. Unë nuk kam pasur shumë para megjithatë, disa nga paratë që i kam ruajtur i kam investuar në kriptovalutë” ka shtuar ai.

“Megjithatë, unë jam ende një besimtar shumë i fortë i teknologjisë, hapësirës në përgjithësi, dhe unë jam ende duke investuar. Fillova me një investim prej $ 1,000 në korrik dhe kur u largova nga Evropa, kisha investimet e mia, plus rreth 2,000 dollarë në “cash” (në llogarinë time)” ka thënë Jones.

Që nga investimi në Bitcoin, Jonas ka udhëtuar për gjashtë muajt e fundit, duke vizituar Filipinet dhe Indonezinë dy herë, si dhe Tajlandën, Bali, Vietnam dhe më shumë se 40 ishuj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat