Magjistari i njohur detyrohet të zbulojë trikun e tij të famshëm

Ndryshe

Magjistari i njohur detyrohet të zbulojë trikun e tij të famshëm

Më: 23 prill 2018 Në ora: 17:13
Turisti britanik Gavin Cox

Turisti britanik Gavin Cox (58) ka ngritur padi kundër David Copperfield, pasi ishte rrëzuar dhe lënduar derisa po merrte pjesë në trikun Lucky #13 në Las Vegas, në vitin 2013.

Ai ka lënduar krahët dhe pohon se vuan nga dhimbjet dhe lëndimi i trurit dhe se për shërim kishte shpenzuar mbi 400.000 dollarë, transmeton KosovaPress.

Edhe pse avokatët e magjistarit 61-vjeçar pohuan se zbulimi i trikut do të dëmtojë financiarisht, një gjykatës i Las Vegasit urdhëroi magjistarin e famshëm të zbulojë trikun e tij.

Copperfield në trikun e tij, të cilin pa problem e kishte kryer me mijëra herë, bën që 13 shikues të zgjedhur në mënyrë të rastësishme "zhduken" pasi bie perdja në skenë për t'u shfaqur në pjesën e fundit të sallës.

Chris Kenner, producent ekzekutiv, zbuloi në gjykatë se shikuesit e zgjedhur, pas mbulimit të tyre, kalojnë nëpër pasazhe sekrete në skenë dhe vetë ndërtesa për t'u kthyer në derën e pasme. I pyetur nëse ai ishte fajtor për dëmtimin e Cox, Copperfield tha se kjo varet nga ajo që kishte ndodhur.

"Nëse do të kisha gabuar diçka, atëherë do të isha fajtor", tha magjistari.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë të martën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat