I vetëm në… Bali. Aventura e 12-vjeçarit që i vodhi nënës kartën e kreditit

Ndryshe

I vetëm në… Bali. Aventura e 12-vjeçarit që i vodhi nënës kartën e kreditit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:56
Bali

Një 12-vjeçar nga Sidnej padyshim që përjetoi aventurën më të bukur mes moshatarëve të tij, pasi i vodhi kartën e kreditit nënës, mashtroi gjyshen që t’i jepte pasaportë dhe fluturoi i vetëm në Bali, pas një debati në familje.

Për arsye moshe, emri i tij nuk bëhet i ditur, por autoritetet australiane thanë se djaloshi u zemërua tej mase kur nëna i tha se s’mund të shkonte në Bali dhe ai vendosi t’i marrë gjërat në duart e tij. Në internet prenotoi një biletë avioni me një kompani që lejon 12-vjeçarët të fluturojnë vetëm si dhe dhomën e hotelit në Bali, e më pas u nis në aventurën e tij.

Familjes i tha se po shkonte në shkollë, por shkoi në stacionin lokal të trenit dhe pas pak minutash u gjend në aeroportin e Sidnejt, nga ku fluturoi në qytetin e Perthit. Këtu, pasi u pyet vetëm nëse ishte mbi 12 vjeç nga dogana, fluturoi drejt destinacionit turistik të Balit, në Indonezi. Aty shkoi në hotelin me 5 yje “All Seasons” dhe stafin e mashtroi duke i thënë se priste që të vinte aty edhe motra e tij e rritur.

Ndërsa ai argëtohej në Bali, familja kalonte orë paniku në Sidnej. Policisë australiane nuk iu desh shumë që ta gjente, pasi 12-vjeçari nuk ishte lodhur të mbulonte gjurmët. Djaloshi u kthye shëndoshë e mirë në shtëpi dhe me një histori për të treguar, ndërsa familja e tij mësoi se ai nuk pranon “JO” si përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat