Pse Mbretëresha Elisabeth II feston dy ditëlindje?

Ndryshe

Pse Mbretëresha Elisabeth II feston dy ditëlindje?

Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:26
Mbretëresha Elisabeth II

Mbretëresha Elizabeth II mbushi dje plot 92 vite, e cila e ka festuar mes familjarëve të saj.

 Por edhe pse ajo e festoi dje ditëlindjen e saj, Mbretëresha Elisabeth II do të ketë mundësinë që ta festojë ditën e saj të lindjes edhe në një ditë tjetër.

Një tjetër festë e madhe për të do të zhvillohet më 9 qershor. Por të gjithëve na lind pyetja pse Mbretëreshë Elisabeth II do e festojë sërish ditëlindjen e saj në një ditë që ajo nuk ka lindur? Mesa duket është traditë mbretërore që mbretëresha të ketë dy ditëlindje: një ditëlindje private dhe një ditëlindje publike.
Festimi privat zhvillohet në ditën kur ka lindur mbretëresha , pra më 21 prill, ndërsa festa private ndodh shpesh në verë, kur koha është më e bukur dhe plot diell. Po kjo është një fakt tashmë që Mbretëresha feston ditëlindjen e saj në një moment të dytë, pra në qershor, kur familja mbrtërore merr pjesë na paradën “Trooping the Colour”, një ceremoni tradicionale e ushtrisë britanike dhe ushtrisë së Komouneltit që daton që nga shekulli 17.
Kjo traditë daton që në vitin 1748 gjatë sundimit të Mbretit George II, i cili kishte lindur në tetor dhe nga fakti që kishte lindur në një muaj që nuk ishte verë,u vendos që ditëlindja e tij do të festohet në një datë kur koha do të ishte më e ngrohtë.
Edhe Mbreti Edward VII i cili mbretëroi në fillim të shekullit të 20-të, kishte linur gjithashtu në një muaj të ftohtë: 9 nëntor. Ditëlindja e tij është festuar gjithmonë në maj apo qershor falë paradës. Sot është traditë që paradat të mbahen të shtunën e dytë të qershorit, prandaj edhe data 9 qershor që Mbretëresha Elisabeth II do ta festojë ditëlindjen e saj i bie e shtuna e dytë e muajit qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat