Ndërroi jetë personi më i vjetër në botë

Ndryshe

Ndërroi jetë personi më i vjetër në botë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:12
Nabi Tajima

Personi më i  vjetër  në botë, 117 vjeçarja nga Japonia ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Nabi Tajima e cila ka vdekur nga shkaqet natyrore në njërin prej spitaleve në qytetin jugor të Kikait.

Mësohet se e ndjera gjendej qysh nga janari në spital.

Tajima, ishte lindur me 4 gusht 1900 dhe ishte personi i fundit i njohur në botë që kishte lindur në shekullin 19.

Raportohet nga mediat e japonisë se ajo ka rreth 160 të afërm, duke përfshirë shumë stër- nipa.

Duhet përmendim se tani personi më i vjetër në botë, është një jarane e qujtuar Chiyo Miyako, e cila pas 10 ditësh do t’i mbush 117 vjet.

Ndryshe, personi më i vjetër para Nabi Tajimes  ishte nga Chili që quhet, Villanueva Jaramillo  i cili ndërroi jetë në moshën 121 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat