Foshnja mbytet në gjumë nga ariu lodër

Ndryshe

Foshnja mbytet në gjumë nga ariu lodër

Më: 19 prill 2018 Në ora: 21:26
Dexy Leigh dhe Connie Rose

Një nënë e re 23 vjeçare në Britani ka folur për dhimbjen e saj pas gjetjes së vajzës së saj, foshnjë 18 muajsh, të ngulfatur aksidentalisht në gjumë nga një lodër ari prej 3 metrash dhe e cila ishte vendosur në skajin e shtratit të saj.

Dexy Leigh Walsh zbuloi trupin e pajetë të foshnjës së saj Connie Rose në shtratin e saj me arushën gjigande mbi të, njofton Daily Mail.

Pavarësisht nga përpjekjet e dëshpëruara për ta ringjallur atë, foshnja u u shpall e vdekur nga paramedikët, të cilët arritën në shtëpinë e zonjës Walsh në Dundee.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat