Ua mbyllte telefonin, dënohet me burg operatorja e thirrjeve emergjente 911

Ndryshe

Ua mbyllte telefonin, dënohet me burg operatorja e thirrjeve emergjente 911

Më: 19 prill 2018 Në ora: 18:21

Një operatore e qendrës emergjente të thirrjeve 911 në Hjuston të Teksasit, është shpallur fajtore për mbylljen e telefonit në raste urgjente.44-vjeçarja Crenshanda Williams është dënuar me 10 ditë burgim dhe 18 muaj ndalesë për të punuar në qendra emergjente të thirrjeve, shkruan Periskopi. Zyra e prokurorit të qarkut Harris, ka sqaruar se Williams në mënyrë të përsëritur ka mbyllur telefonin në rastet e thirrjeve emergjente.

Thirrjet që ajo i ka injoruar kishin të bëjnë me vjedhje, tejkalim shpejtësie nga veturat, e madje edhe me vrasjet. Prokurorët kanë thënë se Williams ka punuar si operatore për 18 muaj me radhë deri në vitin 2016.

Ajo është zbuluar pasi që qendra për thirrje emergjente mbante evidentime për përfundimin e telefonatave, nëse mbyllej nga operatori apo thirrësi. Sipas këtyre evidencave, u zbulua se në shumicën e thirrjeve që zgjasnin më pak se 20 sekonda, ishte ajo që po mbyllte telefonin.

Ajo i ka thënë hetuesve se e mbyllte telefonin, pasi që nuk dëshironte të fliste me ndokënd.“Qytetarët mbështeten në operatorët e 911 për të kërkuar ndihmë në kohërat kur iu duhet. Por, kur një shërbyes publik tradhton besimin e komunitetit dhe shkel ligjin, ne kemi të drejtë që t’i mbajmë përgjegjës për vepra kriminale”, është thënë në një deklaratë të zëvendësprokurorit të qarkut, Lauren Reeder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat