Gruaja me fobi ndaj ushqimit

Ndryshe

Gruaja me fobi ndaj ushqimit

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:24
Jill Hayman nga Skocia

Një pronare e klubit të natës është aq e frikësuar nga disa ushqime të caktuara, sa vetëm t’i shohë ose t’ua ndiejë aromën, e bëjnë të pësojë sulme paniku dhe të sëmuret.

Jill Hayman nga Skocia jeton me një dietë të specifikuar, të përbërë kryesisht nga sanduiçë të freskët dhe pije të gazuara – si dhe asnjëherë nuk është ulur të konsumojë një racion të nxehtë dhe të duhur me thikë dhe pirun.

38-vjeçarja e ka një listë me përafërsisht 18 artikuj ushqimorë dhe pije, të cilëve i referohet si “ushqime të sigurta”, ku përfshihen pije të gazuara dhe energjike, ëmbëlsira xhelatine, çokollata, dhe buka që e përbën pjesën më të madhe të “ushqimeve” të saj.

Nuk është e habitshme që 38-vjeçarja konsumon shtatë bukë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat