E çuditshme, gjenden binjakët me baballarë të ndryshëm

Ndryshe

E çuditshme, gjenden binjakët me baballarë të ndryshëm

Më: 18 prill 2018 Në ora: 22:36
Ilustrim

Shkencëtarët kanë konfirmuar një ndër rastet më të rralla të binjakëve të lindur me baballarë të ndryshëm.

Një çift vietnamez, vendosi që t’i çonin fëmijët e tyre binjakë për të bërë testin e ADN – së në një qendër në kryeqytetin e vendit, Hanoi, pas insistimit të vazhdueshëm të familjarëve se fëmijët nuk ngjanin.

Siç raporton CNN, testi tregoi se ata nuk ishin ngatërruar në spital. Binjakët ishin nga e njëjta nënë, por me baba të ndryshëm.

Vetë drejtuesi i qendrës genetike në Vietnam, u shpreh se prindërit mbetën të suprizuar nga ky fakt dhe po përpiqen për ta përballur situatën në fjalë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Agjencia shtetërore në vend, VNS, raportoi se familja ishte nga provina veriore e Hoa Bihn dhe fëmijët janë 2 – vjeç.

Binjakët, që kanë baballarë të ndryshëm, janë tepër të rrallë dhe sipas autoriteteve në Vietnam, ky është rasti parë i njohur në vend.

Një tjetër rast u raportua vitin e shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur gjykata urdhëroi një burrë nga New Jersey që të paguante ndihmë ekonomike për njërën prej vajzave binjake, pasi testi genetik tregoi se ai ishte babai i vetëm njërës prej tyre.

Veza e një gruaje ka një jetëgjatësi nga 12 – 48 orë dhe një spermë është e vlefshme për 7 deri në 10 ditë, ndaj ekziston rreth një javë për një mbivendosje dhe fertilizimit të dy vezëve nga nga dy sperma të ndryshme, deklaroi për CNN mjeku Keith Eddleman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat