Njeriu me tre fytyra

Ndryshe

Njeriu me tre fytyra

Më: 17 prill 2018 Në ora: 23:50
Jerome Hamon

Spitali Georges Pompidou në Paris të Francës ka realizuar transplatin e dytë të fytyrës për v, të përshkruar tani më në media ndërkombëtare si njeriu me tri fytyra.

Hamon fillimisht kishte kryer një transplant në fytyrë në vitin 2010 kur ishte në të tridhjetat e tij pas problemeve që i kishin shfaqur në fytyrë si pasojë e një sëmundje. Dr. Laurent Lantieri nga spitali Geroges Pompidou kishte kryer operacionin në fytyrën e Hamon.

Mirëpo në vitin 2015 atij iu dha një ilaç pas transplantit e të cilin trupi i tij ia kishte refuzuar dhe kjo në nëntor të vitit të kaluar kishte quar në vdekjen e indeve në fytyrën e tij të transplantuar.

Hamon nuk do të kishte më qepalla, asnjë vesh, mezi do të fliste nga lëkura e cila po i tkurrej në fytyrë si dhe kishte vështirësi të hante apo lëvizte gojën.

 “Nëse nuk ke lëkurë atëherë ke infeksione”, kishte shpjeguar mjeku i tij Laurent Lantieri për “Associated Press” sot. “Ne ishim tejet të shqetësuar nga mundësia e një refuzimi të dytë të transpalntit”.

Në janarin e këtij viti u pa një mundësi për një transplant të ri për Hamon pasi që u mundësia sigurimi i një fytyre të re si donacion për të. Por përpara se ai t’i nënshtrohet një oepracioni të dytë të fytyrës u desh të zëvendësohet gjaku në trupin e tij në mënyrë që procedura të mos komplikohet dhe kësaj radhe trupi i tij të pranojë me sukses ndryshimet e bëra.

 “Për një njeri që ka kaluar gjithë këtë, që pak a shumë ngjan në një luftë me armë kimike, ai po kalon shumë mirë”, ka deklaruar mjeku i tij Lantieri. Ai po ashtu ka shpjeguar se Hamon po monitorohet si asnjë pacient tjetër në spital.

Fytyra e parë e transplantuar e Hamon ishte dhuruar si donacion nga një 60 vjeçar, ndërsa me doancionin për transplantin e dytë ai ka deklaruar se mund të kapërcejë edhe disa dekada.

“Unë jam 43.  Donatori im ishte 22. Kështu që jam shndërruar në një person 20 vjet më të ri”, ka thënë si në shaka Hamonj për një televizion francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat