Kujton se flet me babain e fëmijës, shtatzëna nuk e beson që i ka rënë gabim

Ndryshe

Kujton se flet me babain e fëmijës, shtatzëna nuk e beson që i ka rënë gabim

Më: 13 prill 2018 Në ora: 14:20
Sophia

“Përshëndetje! Jam Abbie! Jam shtatzënë dhe ti je i vetmi mashkull që kam fjetur në muajt e fundit. Fëmijë është i yti. Mund të më telefonosh apo të më kthesh një mesazh që të flasim për këtë”.

Kështu e nis mesazhin e saj një e re britanike, e bindur se po ja dërgonte Aidanit, personi që ajo vetë është e bindur që është babai i fëmijës.

Por, mesazhi jo vetëm që nuk përfundoi tek Aidan, por u shpërnda në rrjet. Abbie i kishte dërguar mesazh numrit të gabuar dhe nga ana tjetër ishte Sophie, një tjetër vajzë.

Këmbëngulja e Sophies duke i thënë se po i shkruan numrit të gabuar nuk ishte bindëse për Abbien shtatzënë, që kërkon me ngulm të flasë më Aidan, që e akuzon se po u ikën përgjegjësive si babai i fëmijës së ardhshëm që ajo pret.

Të gjithë aventurën e vet, Sophie e ka treguar përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ku nuk kursen ironinë.

“Mirëmëngjesi të gjithëve! Për të gjithë Aidanët, njëri prej jush do të bëhet baba!”, thotë ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat