Pacienti nën ndikimin e anestezionit, bie në ‘dashuri’ me bukën e thekur

Ndryshe

Pacienti nën ndikimin e anestezionit, bie në ‘dashuri’ me bukën e thekur

Më: 13 prill 2018 Në ora: 08:39
Pamje nga video

Derisa ishte ende nën efektin e anestezionit, pacienti i paemëruar që u operua në një spital të Shteteve të Bashkuara, ka bërë sjellje shumë të çuditshme.

Gjatë tërë kohës ai ishte krejtësisht i qeshur dhe nisi të hante bukën e thekur, që i shijoi shumë dhe dukej sikur ra në dashuri me të.

“Kafsho vetëm një skaj, ka shije të përkryer”, ka thënë ai, teksa përpiqej ta ndante edhe me të tjerët.

Videoja e postuar më poshtë, është bërë virale për shkak të sjelljeve të tij me habi, përfshirë edhe momentin kur mendon se i është zhdukur dora. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat