NASA dërgon spermë të demit dhe njeriut në hapësirë për të studiuar riprodhimin

Ndryshe

NASA dërgon spermë të demit dhe njeriut në hapësirë për të studiuar riprodhimin

Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:53

NASA ka dërguar një shishe me spermë të ngrirë të demit dhe njeriut në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) si pjesë e një studimi për të shikuar nëse mund të krijohet një specie në kushtet e gravitetit zero.

Furnizimet e ngrira për eksperimentin, të quajtur Mikro-11, u dërguan në ISS në kapsulën Dragon të SpaceX. Astronautët do të shkrijnë materialin e ngrirë dhe do të përdorin mostrat kimike duke vënë në funksion një shpikje unike kimike.

Lëvizja e spermës do të monitorohet dhe filmohet kur ajo noton drejt vezës. Pas kësaj faze, mostrat do të përzihen me prezervativë për t’u kthyer më pas në tokë ku konsiderohet si i përfunduar eksperimenti.

“Bazuar në eksperimentet e mëparshme, duket se mungesa e gravitetit lehtëson lëvizjen e spermës,” tha Fathi Karouia, shkencëtar dhe udhëheqës i projektit të NASA-s Micro-11. “Kjo është në përputhje me hetimet e tjera për organizmat e modeleve të ndryshme të cilat kanë treguar se kushtet e mikrogravitetit shkaktojnë rigjenerimin e shpejtë të qelizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat