Një person mesatarisht në ditë qëndron rreth tri orë para televizorit, tregojnë të dhënat e firmës Eurodata TV Worldwide nga viti 2017.
Personat më të varur nga shikimi i programit televiziv pa dyshim janë amerikanët dhe kanadezët, të cilët para ekraneve të tyre mesatarisht në ditë qëndrojnë katër orë e tre minuta, njoftoi kompania, e cila ka mbledhur të dhënat nga 95 shtete të botës, transmeton KosovaPress.
Evropianët, sipas të dhënave nga viti 2017, renditen në vendin e dytë me tri orë e 49 minuta në ditë, para Rusisë dhje Brazilit.
Më së paku kohë para televizorit në krahasim me vendet e tjera janë kinezët me dy orë e 12 minuta.