Mësoni çfarë ushqimi shpërndahet në burgjet e vendeve të ndryshme të botës

Ndryshe

Mësoni çfarë ushqimi shpërndahet në burgjet e vendeve të ndryshme të botës

Më: 24 mars 2018 Në ora: 18:40

Momentalisht janë diku rreh 9 milion të burgosur në botë, por duke pasur parasysh se jeta e tyre është monotone brenda, ushqimi dallon prej kushteve tjera në burg, vendin në të cilin jetojnë dhe sjelljen e të burgosurit.

Ushqimi në burg gati se gjithmonë është e lirë, e thjeshtë, nuk ka ndonjë meny speciale.

Mbi të gjitha ky ushqim duhet të jenë shumë i shëndetshëm, por në varësish prej dënimeve, disa të burgosur janë të detyruar të hanë ushqim pa shijë si dënim.

Japonia

Në shumicën e burgjeve në Japoni ushqimi është gjithmonë i freskët, sepse burgjet kanë disa kuzhinierë të cilët janë  aty për t’u shërbyer të burgosurve ushqim të shëndetshëm. Zakonisht gatuhet peshk, oriz, sallatë dhe pasta, por rrallë herrë mund të ekzistojnë kombinime të patates, bukës dhe mishit të pulës.

Koreja e Jugut
Në Korenë e Jugut termi ”kongbar’ përdoret si sleng për ”kryerjen e dënimit me burg”, kështu që ushqimi i burgut është i njohur si kongbar. Ajo është  e  bërë nga një porcion i vogël me oriz dhe fasule, dhe pikërisht për këtë burgjet në Korenë e Jugut shpesh herë kritikohen se nuk po u japin ushqim të mjaftueshëm të burgosurve. Shumë shpesh ndodh që këtij porcioni të i shtohet edhe pak bukë. në vendet më të pasura të Koresë të Jugut shërbehet edhe djathë, sos të domateve, supë, qumësht dhe soja.

Zelanda e Re
Askush nuk del i uritur nga burgjet në Zelandën e Re, por porcionet atje janë shumë të thjeshta. Më shpesh shërbehet sandviçë me lloje të ndryshme të mishit dhe kaçkavall, por në rast që burgu u lejon të burgosurve të hanë ushqim të gatuar, atëherë në meny mund të gjendet misër, karotë, majonezë dhe salsiçe.

Rusia
Një vend me të cilin sundon Vladimir Putin, është i njohur si vendi me ushqimit më të keq në burgje në Europë. Në asnjë burg në Rusi nuk mund të gjeni ushqim që i ka kushtuar vëmendje shijes apo vlerave ushqyese, për ta nuk ka rëndësi kjo, ka rëndësi sasi.

Norvegjia
Burgjet në Norvegji janë të njohura si burgjet më të mira në botë, ku edhe të burgosurit trajtohen si të ishin në shtëpi, sepse ata mendojnë se burgu është një vend edhe për tu përmirësuar, e jo vetëm për tu dënuar. Atje shërbehet ushqim tradicional, të gatuar nga kuzhinierët e burgut. Menyja më e shpeshtë përmban peshk, pire, mish pulë, por asnjëherë nuk u mungon sallata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat