Lëshohet nga lartësia me litarin elastik, derisa mbante në krahë të bijën dyvjeçare

Ndryshe

Lëshohet nga lartësia me litarin elastik, derisa mbante në krahë të bijën dyvjeçare

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:27
Derisa babai kishte të gjitha pajisjet mbrojtëse, vogëlushja nuk ishte e lidhur dhe mund t’i rrëshqiste në çdo moment.

Mohd Redha Rozlan e ka kapur në krahë të bijën dyvjeçare, për tu lëshuar me litarin elastik nga ura e lartë 60 metra, që ndodhet në pjesën perëndimore të Malajzisë.

Derisa babai kishte të gjitha pajisjet mbrojtëse, vogëlushja nuk ishte e lidhur dhe mund t’i rrëshqiste në çdo moment.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatike, kur ata bien së prapthi dhe luhaten, mbi shtratin e lumit me gurë të thepisur. Megjithëse gjithçka shkoi në rregull, babai është kritikuar ashpër prej shikuesve, si dhe nga njohës së të drejtave të fëmijëve.

“Ka mundur t’i thyhej qafa, apo t’i binte prej duarve. Ky aktivitet është për të rritur, fëmijëve mund t’ju shkaktoi çrregullim emocional”, ishte një prej reagimeve të shumta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat