Ngordh rinoçeronti i fundit i bardhë në botë

Ndryshe

Ngordh rinoçeronti i fundit i bardhë në botë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 12:24
Ngordh rinoçeronti i fundit i bardhë në botë

Rinoçeronti i fundit në botë ka vdekur duke lënë kështu vetëm dy femra gjallë nga zhdukja e kësaj specie të rrallë.

Rinoçeronti 45-vjeçar i quajtur Sudan ka jetuar në kushte të varfëra ditët e fundit dhe ishte duke u trajtuar nga një infektim i sëmundjeve të shumëfishta.

Një skuadër veterinarësh vendosën t’i japin fund jetës së tij, pasi ai vuante nga një sëmundje e vështirë, deklaroi një grup “WildAid” të marten.

Sudan kishte jetuar në Ol Pejeta të Kenisë, i rrethuar nga sigurimi i armatosur për të mbrojtur nga kontrabanduesit, raporton “CNN”.

“Ai ishte një gjigant fisnik, personaliteti i tij ishte i mahnitshëm dhe duke pasur parasysh madhësinë e tij, shumë njerëz kishin frikë prej tij. Por nuk kishte asgjë të keqe rreth tij,” tha përfaqësuesja e “Ol Pejeta”, Elodie Sampere.

Studiuesit kanë shpëtuar materialin gjenetik të Sudanit dhe shpresojnë se ky material do t’i njektohet dy femrave që për momentin ende jetojnë për shumimin e species, tha Sampere.

“Ne vetëm mund të shpresojmë që bota të mësojë nga humbja e trishtuar e Sudanit dhe të marrë çdo masë për t’i dhënë fund të gjithë tregtisë me bririn e Rinoçerontit. Ndërsa çmimet e bririt të rhino-së po bien në Kinë dhe Vietnam, kontrabandistët për bri ende kërcënojnë të gjitha llojet e rhino,” tha bashkëpunëtori i “WildAid” Peter Knights.

Rinoçerontët kanë qenë pjesë e kontrabandistëve, të nxitur nga besime të ndryshme në Azi se ato kanë veti shëruese për sëmundje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat