Tifozi kërcen nga karroca për të festuar fitoren e ekipit të tij, tifozët tjerë mbetën pa fjalë

Ndryshe

Tifozi kërcen nga karroca për të festuar fitoren e ekipit të tij, tifozët tjerë mbetën pa fjalë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:34
Një tifoz entuziast

Një tifoz entuziast sportiv u xhirua duke kërcyer nga një karrocë dhe duke hedhur krahët për të festuar, gjatë një ndeshje sportive të shtunën.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje në të cilat një tifoz futbolli shihet derisa ecën me karrocën me rrota.

Pas vendosjes se ai nuk e ka shprehur lumturinë e tij mjaftueshëm, ai hidhet nga karroca për të brohoritur nga turma.

Ai pastaj ecën në rreshtin e parë të spektatorëve dhe bashkohet me ta për një bisedë rreth lojës në vazhdim.

Gjithsesi, siç bëhet e ditur më tej, karroca nuk i përkiste atij.

Oscar Knight ka thënë: “Është karroca ime, unë jam një 14 vjeçar me aftësi të kufizuara dhe e lë karrigen time në një anë gjatë lojës. Ai e huazoi”.

Kjo ngjarje ishte pjesë e spektaklit gjatë një loje kur Plymouth Argyle mundi rivalët e Bristol Rovers me rezultat 3-2. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat