Makarona pa ujë, amerikanet djegin apartamentin në Firence

Ndryshe

Makarona pa ujë, amerikanet djegin apartamentin në Firence

Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përpjekja e tri studenteve amerikane për të gatuar në Itali një specialitet italian, dështoi me sukses.

Tri 20-vjeçare, që jetonin në një apartament të marrë me qira në qytetin e Firences, ku edhe ndiqnin studimet vendosën që të gatuanin makarona.

U tha, u bë! Ato hodhën e tavë pakon e makaronave që kishin blerë në marketin aty pranë dhe i vunë në zjarr. Por harruan një detaj të vogël; ujin.

20-vjeçaret nuk u kishin hedhur ujë makaronave që po gatuanin e për pasojë, jo vetëm kuzhina, por rrezikoi që të digjej e gjithë banesa ku të rejat qëndronin.

Menjëherë është njoftuar nga fqinjët zjarrfikësja, falë ndërhyrjes së të cilës është bërë e mundur shmangja e tragjedisë.

Për të sqaruar rrethanat sesi u ndez zjarri në apartament, policia mori në pyetje tri studentet. Dëshmia ishte sa e sinqertë, aq edhe qesharake.

“Vendosëm të gatuanim makarano, por nuk e dinim që ato bëheshin pa ujë”, deklaruan ato njëzëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat