Çokollata më e shtrenjtë në botë

Ndryshe

Çokollata më e shtrenjtë në botë

Më: 18 mars 2018 Në ora: 19:18
Edicioni i limituar përmban 1000 bonbone me çmim prej 7728 euro për copë.

Kutia në të cilën çokollata ka formën e kurorës dhe është e zbukuruar me 5500 kristale Swarovski është ekspozuar në panairin e çokollatës në Obidos të Portugalisë.

Edicioni i limituar përmban 1000 bonbone me çmim prej 7728 euro për copë.

Ëmbëlsirat me çokollatë janë të mbushura me shafran, zhardhok kërpudhash të bardha, vanilje nga Madagaskari dhe fletëpalosje të artë.

Kreatori i çokollatës, portugezi Daniel Gomes deklaroi se kjo çokollatë në formë diamanti ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si më e shtrenjta në botë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat