13 vjeçari vdes nga infektimi i sinuseve

Ndryshe

13 vjeçari vdes nga infektimi i sinuseve

Më: 17 mars 2018 Në ora: 11:51
Marquel Brumley me nenen e tij

Marquel Brumley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga një infeksion i sinuseve i cili i ishte përhapur edhe në tru.

Brumley vdiq më 11 mars, pasi kishte shfaqur shenja të të ftohurit në mars, por mjekët i kishin thënë familjes së tij se ai po vuante nga një infeksion viral, dhe se simptomat e tij do të kalonin vetvetiu.

Megjithatë, i riu nga Flinti i Miçigenit, kishte filluar që të ketë migrena të cilat e kishin shpënë në dhomën e emergjencës shumë herë.

Pas disa analizash, ata më në fund kishin gjetur që Marquel kishte një infeksion sinusesh që i kishte shkuar në tru, duke krijuar mpiksje të gjakut që më pas lanë djaloshi të vdekur klinikisht.

Ai kishte filluar të ketë simptoma të të ftohurit si kollitja dhe rrjedhja e hundëve gjashtë javë më parë.

Më pas, ai ishte diagnostifikuar me një infeksion viral, dhe i ishin përshkruar ilaçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat