Si t’i lani atletet në rrobalarëse pa rrezikuar?

Ndryshe

Si t’i lani atletet në rrobalarëse pa rrezikuar?

Më: 16 mars 2018 Në ora: 21:39
Ilustrim

Të gjithë ne të cilët mbathim atlete e dimë se sa janë të rehatshme, të lehta dhe të këndshme për t’u bartur, mirëpo kemi telashe kur duhet t’i pastrojmë.

Më së lehti është t’i fusësh në rrobalarëse, mirëpo është çështja se çfarë do të nxjerrësh nga ajo pas larjes.

Prandaj duhet të dini disa gjëra të rëndësishme mbi larjen e atleteve në rrobalarëse.

Para së gjithash, në qoftë se atletet kanë shumë njolla papastërtie që kërkojnë punë shtesë, është më mirë që para se t’i fusësh në rrobalarëse, t’i pastrosh ato më parë. Për këtë përdor pak detergjent ose një zbardhues mbi njollat e dukshme me ndihmën e një furçe dhëmbësh.

Pasi t’i kesh fërkuar njollat butësisht në atlete të lagura paraprakisht, shpëlaji me ujë të bollshëm.

Po ashtu, njollat mund t’i heqësh edhe duke përdorur pak pastë dhëmbësh. Sërish me ndihmën e një furçe, përpiqu të eliminosh papastërtitë më të mëdha.

Një mënyrë tjetër që i pastron atletet edhe më shumë është një proces i shkurtër në rrobalarëse, duke hedhur gjysmën e sasisë së zakonshme të detergjentit në procesin e shkurtër me ujë të ftohtë.

Për të eliminuar kërcitjen e atleteve në rrobalarëse, mund të fusësh bashkë me to një peshqir të vjetër.

Pas kësaj, mund t’i rifusësh në ciklin normal.

Nuk këshillohet të përdorësh ciklin e tharjes, por lëri të thahen në ambient të thatë ose, për të përshpejtuar procesin e tharjes, fut disa gazeta.

Kaq dhe atletet do të duken si të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat