Anthony Favors, nga Buffalo, Nju Jork ka tërhequr vëmendjen e prindërve në të gjithë botën me ‘mashtrimin’ që i bën vajzës 10 muajshe Lily’ahna për të pirë qumësht ndërsa gruaja është në punë.
31-vjeçari, duke qenë se vajza e tij refuzon të pijë nga biberoni, e ka fshehur atë pas një vrime në bluze.
Foshnja refuzonte të pinte nga biberoni dhe dëshironte vetëm gjirin e nënës së saj. Kur e ëma Shalanda, ishte jashtë, ajo fillonte të qante me të madhe. Ndaj Anthony erdhi me këtë ide brilante. Tashmë vajza, falë improvizimit të babait të saj, pi qumësht shumë e qetë, nga shishja e fshehur poshtë bluzës, ndërsa e ëma shkon në punë pa problem.
Edhe pse të rinj Anthony dhe Shalanda janë prindër edhe të 4 fëmijëve të tjerë Anthony Jr, 2, Josiya, 5, Savanna, 6 dhe Camiya, 9 vjeç.