Njihuni me aparatin fotografik më të shtrenjtë në botë

Ndryshe

Njihuni me aparatin fotografik më të shtrenjtë në botë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:09
Leica

Një aparat fotografik shumë i rrallë është shitur në ankand për 2.5 milionë euro, duke e bërë më të shtrenjtin në botë.

Leica është prodhuar në vitin 1923 dhe mendohet se vetëm 3 modele të tillë ekzistojnë në planet.

Ankandi për shitjen e kësaj pajisjeje u mbajt në Vienë dhe çmimi fillestar ishte 400 000 euro.

Pas “luftës” së ofertave, një koleksionist anonim nga Azia arriti ta blinte për 2.5 milionë euro, 6 herë më shumë sesa çmimi fillestar.

Marka e famshme gjermane Leica prodhon aparatet më të mira sot për sot.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat