Njihuni me njeriun që mbath këpucë me take – “sepse me to ndjehem i pamposhtur”

Ndryshe

Njihuni me njeriun që mbath këpucë me take – “sepse me to ndjehem i pamposhtur”

Më: 10 mars 2018 Në ora: 12:31
Ashley Maxwell-Lam

Nga kyçet e këmbëve e lartë, Ashley Maxwell-Lam, duket si të gjithë burrat e tjerë të zyrës ku punon.

Por, është zgjedhja e tij interesante për mbathjet që e dallon 30 vjeçarin nga të gjithë të tjerët.

Në shumicën e ditëve të javës Ashley, menaxheri i projekteve në kompaninë e sigurimeve, nuk lë shtëpinë pa mbathur “shtikllat” e tij.

Vendimi për këpucë me taka e mori një vit më parë, kur Ashley u inspiruar nga një kolege e punës e cila i tha se takat e bëjnë atë të ketë më shumë vetëbesim dhe të ndjehet më e fortë.

“E mendova njëherë dhe më pas shkova në shitoren e këpucëve dhe i provova dhe mu duke se u ndez një llambë brenda meje”, thotë ai për The Project.

“U ndjeva konfident, i pamposhtur, i përmirësuar; sikur, çka do që do të vendosja të bëja, do ia arrija”.

Deri tani, koleksioni i Ashley përbëhet nga nëntë palë këpucë me take; katër palë për punë, të tjerat për qejf.

Ashley e pranon se në fillim kishte frikë nga ky vendim, por thotë se e dinte që të mirat do t’i mbivendoseshin çfarëdo kritike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat