Po ikte nga policia, e shkel vetura e tij të cilës kishte harruar t’i a ngre frenin e dorës

Ndryshe

Po ikte nga policia, e shkel vetura e tij të cilës kishte harruar t’i a ngre frenin e dorës

Më: 9 mars 2018 Në ora: 18:06
Bonsu shihet duke dalur nga vetura në periferi të Washingtonit

Një burrë nga Virginia Perëndimore është shtypur nga vetura e tij, derisa vetura e tij ishte në lëvizje ai doli dhe duke e kërcyer për të ikur nga policia, përfundoi nën rrota.

Sipas raportit të policisë në Fairfa, 30-vjeçari Isac Bonsu nuk është lënduar, por është arrestuar për ngasje nën ndikim të lëndëve narkotike.

Në videon e publikuar më poshtë Bonsu shihet duke dalur nga vetura në periferi të Washingtonit.

Por, duket se kishte harruar të ngre frenin e dorës, dhe siç mund të shihet derisa vrapon vetura e godet dhe e fut nën rrota. Por, mrekullisht ngritet në këmbë dhe vazhdon të vrapojë.

Pas një ndjekje disa sekondëshe, ai arrestohet nga policia të cilët gjithashtu njoftuan se ai ishte i armatosur në ato momente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat