Humb jetën pianisti i pastrehë, videoja e të cilit u bë virale

Ndryshe

Humb jetën pianisti i pastrehë, videoja e të cilit u bë virale

Më: 8 mars 2018 Në ora: 07:50
Ryan Arcand

Një i pastrehë, që jetonte rrugëve të qytetit të Edmontonit, në Kanada, u bë i famshëm me një video të regjistruar ku luan në mënyrë të mahnitshme në piano.

Ai quhej Ryan Arcand dhe është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare. Mediat kanadeze raportojnë se Arcand ka pasur probleme me alkoolin, shëndetin mendor dhe kushtet e vështira ekonomike, duke qenë se ishte i pastrehë.

Videoja e tij bëri xhiron e botës në internet, teksa mori mbi 11 milionë klikime, kur u publikua në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat