Të porsamartuarit iu paguan shpenzimet e dasmës edhe dhjetë çifteve tjera

Ndryshe

Të porsamartuarit iu paguan shpenzimet e dasmës edhe dhjetë çifteve tjera

Më: 7 mars 2018 Në ora: 23:52
Pamje nga video

Dasmat janë të mira, por shumë të kushtueshme

Është vetëm një ditë me muzikë dhe vallëzime, me të dashurit tuaj, që kur përfundon mund t’ju lë të bankrotuar, andaj shumë njerëz i shmangen organizmit të ceremonive martesore.

Imagjinoni, sikur dikush që e ka ëndërruar tërë jetën të ecë drejt altarit dhe të prej tortën pranë familjarëve dhe miqve, mos të ketë mundësi ta realizoi shkaku i parave.

Pikërisht kjo iu ka ndodhur dhjetë çifteve nga Brazili, të cilëve iu plotësuan ëndrrat nga Alex dhe Priscila Façanha. Madje, të porsamartuarit që jetojnë në Fortaleza, e kanë shtyrë muajin e mjaltit, që të jenë pranë dhëndurëve të rinj, të cilët nuk i kanë parë ndonjëherë.

Pasi martesa tyre iu la shumë mbresa, vendosën të gëzojnë edhe të tjerët që nuk i kanë mundësitë, ndërsa gjatë vitit që vjen, do të bëjnë organizime edhe më të mëdha.

Më poshtë mund të shihni disa nga ceremonitë, që janë zhvilluar në hapësira të ndryshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat