Ishulli ku bëheshin orgji seksi dhe vriteshin njerëz

Ndryshe

Ishulli ku bëheshin orgji seksi dhe vriteshin njerëz

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 22:25
Ishulli i pabanuar italian Zannone

Ishulli i pabanuar italian Zannone karakterizohet për nga natyra e bukur, por edhe e kaluara e errët. Ajo që shumicën e turistëve e tërheq sot në ishull është rrëfimi rreth seksit, orgjive dhe vrasjeve, për të cilat sot dëshmon vetëm një vilë e braktisur në majë të ishullit.

Ish-pronari i saj, Marquis Camillo Casati Stampa, në ishull organizonte ndenja të shthurua argëtuese, dhe më së shumti kënaqej duke shikuar gruan e tij se si çonte dashuri me meshkuj të huaj.

Ish-aktorja dhe starleta Anna Fallarino, me bashkëshortin e tij ndanin dashuri duke notuar shpesh lakuriq rreth ishullit, ose duke pozuar gruan në skena provokuese. Ashtu gjenin meshkuj për argëtim. Ajo i merrte në plazh dhe i çonte në vilë. Markiz ishte aq shumë i gëzuar për këtë sa që mbante edhe një ditar, transmeton KosovaPress.

“Anna më dha një kënaqësi sot. Ajo bëri dashuri me një djalë ushtar në mënyrë të efektshme që pas një kohë të gjatë”, shkruan ai.

Pjesë e ahengjeve të seksit në ishull ishin edhe VIP dhe milionerë që vinin me jahte, të cilët deheshin, përdornin drogë dhe bënin seks. Kishte spekulime edhe për një dhomë 'sekrete' me pasqyra.

“Ne të gjithë e dinim se çfarë po ndodhte atje. E kemi quajtur edhe ishull të orgjive, por askush për këtë nuk guxonte të fliste me zë të lartë”, tha për CNN, ciceroni turistik Riccardo Peci, i cili jeton në ishullin e afërt Ponza.

Por gjërat dolën jashtë kontrollit. Anna ra në dashuri me një nga të dashnorët e saj, 25-vjeçarin Massimo Minorenti.

Markiz, i cili deri atëherë inkurajoi gruan e tij për udhëtime ekstravagante, nuk mund të durojë që Anna ishte e dashuruar në dikë tjetër.

Duke u kthyer nga rruga në vilën e tij, më 30 gusht 1970, ai gjeti Anna në shtrat me Massimo. Ai vrau me tre plumba gruan e tij, dhe Massimon e qëlloi me një plumb në kokë. Pastaj, vrau veten. Pas vrasjes, përveç ditarit se Marquis, hetuesit gjetën 1.500 fotografi pornografike ku Anna ishte filmuar nga burri i saj, dhe shishe të shumta të pijeve më të shtrenjta alkoolike në ishull, duke konfirmuar atë që ishte përfolur për vite me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat