Policia sajoi vrasjen e familjes, kurth 22-vjeçar që kujtoi se kishte paguar një killer

Ndryshe

Policia sajoi vrasjen e familjes, kurth 22-vjeçar që kujtoi se kishte paguar një killer

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 22:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 22-vjeçar rus ra në grackën e policisë, ndërkohë që mendonte se kishte paguar në vrasës me pagesë për të vrarë pjesëtarët e pasur të familjes së tij si dhe motrën 10-vjeçare, në mënyrë që ta trashëgonte menjëherë vetë të gjithë pasurinë.

Agjentët e policisë e zbuluan komplotin e pabesë dhe krijuan një vend-ngjarje të rremë krimi brenda shtëpisë së familjes.

Një oficer policie luajti rolin e vrasësit me pagesë në resorin rus të Sochi-t, një qytet ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e botërorit të FIFA-s këtë verë.

I biri i kishte dhënë udhëzime të qarta “killerit me pagesë” se si dhe ku duhej ta vriste familjen e tij.

Ai madje vizatoi edhe një dysheme dhe tregoi se ku ishin të vendosura kamerat e sigurisë, dhe se si mund të shmangeshin qentë që ruanin shtëpinë.

Ai ra dakord për një shumë të caktuar me policin e infiltruar për t’i vrarë të tre familjarët e tij.

Ai kërkoi që të shihte edhe fotot e prindërve të tij të ekzekutuar.

Babai dhe mamaja e tij, të shastisur nga qëllimi i të birit të tyre për t’i vrarë, u shtirën si të vdekur në fotografitë e bërë nga policia, ku dukej edhe gjaku nga plagët “fatale” të shkaktuara me thikë.

“Vrasësi” la një takim në një Mercedes dhe i tregoi fotografitë e “prindërve të maskaruar” të riut.

Pasi i pa fotot, djali u shpreh i kënaqur dhe ra dakord që të paguante shumë prej 40.000 eurosh për të cilën ishte pajtuar me njeriun që besonte se ishte një vrasës me pagesë, sapo të merrte trashëgiminë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat