Hyri të vidhte në shtëpinë e një inxhinieri, çdo lëvizje e tij kapet prej kamerave

Ndryshe

Hyri të vidhte në shtëpinë e një inxhinieri, çdo lëvizje e tij kapet prej kamerave

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:06
Pamje nga video

Darren Gaylor ka hyrë të vidhte në shtëpinë e një inxhinieri në Plymouth të Anglisë, që kishte kamera në çdo cep.

Filmimet e tregojnë 43-vjeçarin, teksa kërcen murin dhe hyn në oborr gjatë mesditës, pastaj shfrytëzon një palë shkallë që të hynte nga dritarja e katit të dytë.

I dyshuari është identifikuar menjëherë, pasi ishte i liruar me kusht për tri vjedhje tjera, ndërsa kishte histori të gjatë abuzimi me heroinë.

Atë e arrestuan menjëherë për ta dërguar në mbajtje, ndërsa pos dënimit të mëparshëm prej dy vitesh e gjysmë, detyrohet të dalë edhe njëherë para drejtësisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat