Lëshuesi me kostum shpërtheu tullumbacen në cep të shkëmbit, para se të hapte parashutën

Ndryshe

Lëshuesi me kostum shpërtheu tullumbacen në cep të shkëmbit, para se të hapte parashutën

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:01
Pamje nga video

Marshall Miller ka treguar aftësitë e mahnitshme, teksa shpërtheu tullumbacen me helium që rrinte në një maje mali në Utah të Shteteve të Bashkuara, si pjesë akrobacionit ajror që nuk është parë ndonjëherë.

Piloti që nuk kishte bërë asnjë provë, bërtiti i lehtësuar kur kaloi me sukses pjesën e thepisur shkëmbore.

“Ishim shumë nervoz, sepse nuk dinim çfarë të prisnim. Kur e pamë që Marshall e goditi tullumbacen dhe hapi parashutën, u qetësuan dhe rrinim si të ngrirë” ka thënë një prej kameramanëve të angazhuar.

Më poshtë mund të shihni paraqitjen e jashtëzakonshme, ku lëshuesi me kostum kaloi nëpër një cak të vendosur në mes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat