Pas shtatë vjetësh kuptoi se tatuazhi për nënën nuk kishte kuptim

Ndryshe

Pas shtatë vjetësh kuptoi se tatuazhi për nënën nuk kishte kuptim

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:21
Ilustrim

Tatuazhet kanë një rëndësi të madhe tek disa njerëz. Mund të jenë një kujtesë e përhershme, një mesazh i rëndësishëm ose një dedikim për një të dashur.

Por, mund të fshihet kur rezultati përfundimtar nuk është ajo që ju keni pasur në mend para se të uleni në karrigen e artistit që krijon ato.

Një grua ka mbetur e zemëruar pasi u tha se tatuazhi i saj që ajo bëri për nënën e saj nuk ishte ashtu siç e kishte kërkuar, dhe këtë gjë ajo nuk e vuri re për shtatë vjet.

Duke shkruar në një faqe në Internet, ajo tha: “Rreth shtatë vjet më parë kam bërë një tatuazh mbi dorën time “mami” me simbole kineze.

“Mami im vdiq kur isha adoleshente kështu që kjo ide më erdhi si më e mira”.

“Disa muaj më parë fillova një punë të re dhe bëra shumë miq, mes tyre edhe një zonjë nga Kina e cila më informoi se tatuazhi im nuk ishte simboli i duhur për nënën, dhe në fakt nuk po thoshte asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat