Edhe njeri, edhe dele, “lind” në laborator embrioni hibrid

Ndryshe

Edhe njeri, edhe dele, “lind” në laborator embrioni hibrid

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 20:37
Embrioni hibrid

Grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë, që një vit më parë ndërtuan embrionin hibrid mes derrit dhe njeriut, njoftuan në një takim të “Shoqatës Amerikane të Shkencave të Avancuara” se kanë arritur të ndërtojnë një embrion hibrid mes njeriut dhe deles.

Sipas tyre, 1 në 10 mijë qeliza të embrionit janë njerëzore, pjesa tjetër janë të deles. Embrioni u shkatërrua pas 28 ditësh, por rezultati, thonë shkencëtarët, është fantastik.

“Është një hap gjigant përpara për të mundësuar rritjen e organeve njerëzore tek kafshët dhe më pas përdorimin e tyre për transplant te njeriu”, thonë ata.

Kjo metodë, sipas Universitetit të Kalifornisë, eliminon dy rreziqet kryesore që hasen deri më tani. Së pari, është refuzimi i organizimit të njeriut ndaj organit të transplantuar të marrë nga një kafshë dhe së dyti, mundësia që njeriu të infektohet me viruse të forta që bartin kafshët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat