Braktis “The Voice of France” për shkak të komenteve në rrjetet sociale

Ndryshe

Braktis “The Voice of France” për shkak të komenteve në rrjetet sociale

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:52
Mennel Ibtissem

Ajo shkëlqeu me performancën e saj në shfaqjen e zbulimit të zërit më të mirë të Francës, “The Voice”, por 22-vjeçarja myslimane është larguar nga “show” televiziv për shkak të disa komenteve të bëra kohë më parë në rrjetet sociale.

Mennel Ibtissem, 22-vjeçarja franceze, kishte hedhur dyshime në një postim mbi natyrën terroriste të sulmit me kamion në Nice gjatë vitit 2016. Megjithatë, ajo shprehet se mesazhi i publikuar një ditë pas sulmit ishte keqkuptuar.

Videoja e performancës së saj, me këngën “Hallelujah” të Leonard Cohen, është bërë virale në rrjetet sociale duke u parë më shumë se 900 mijë herë në “Youtube”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat