“Përkthimi me Google Translate”, norvegjezët porosisin gabimisht 15 mijë vezë

Ndryshe

“Përkthimi me Google Translate”, norvegjezët porosisin gabimisht 15 mijë vezë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 08:20
Ilustrim

Ndonëse nuk është e qartë se si ka mundur të ndodh një gabim i tillë, ka të tillë që mendojnë se porosia mund të jetë bërë edhe duke u bazuar në përkthimin përmes “Google Translate”.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një rast kur stafi i kuzhinës së ekipit olimpik të Norvegjisë, në vend se të porosiste 1500 vezë, ka bërë porosinë për 15000 të tilla.

Gjithsesi, sipas tyre, për fat të mirë, vezët e porositura tepër i kishin dërguar në një supermarket që ishte afër.

Ndërkohë ka të tillë që kanë thënë se gjuha koreane ka një mënyrë tjetër të numërimit, gjë që ka mundur të ndikonte në gabimin e bërë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat