Kjo fotografi është hequr nga Instagrami – dhe arsyeja nuk është se vajza e vogël ishte shfaqur e zhveshur!

Ndryshe

Kjo fotografi është hequr nga Instagrami – dhe arsyeja nuk është se vajza e vogël ishte shfaqur e zhveshur!

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:00
Ilustrim

Shumë prindër përdorin Instagramin, por edhe rrjetet tjera sociale si një mënyrë për të ndarë fotot e fëmijëve të tyre me familjen dhe miqtë.

Disa madje vendosin të zgjerojnë atë rreth dhe të ndajnë momentet e tyre të çmuara edhe me të panjohur.

Por, pavarësisht kësaj, ato janë ende momente shumë personale dhe janë të veçanta për personin që i ka postuar.

Kështu që mund të jetë jashtëzakonisht shqetësuese kur njerëzit bëjnë komente të vrazhda ose shqetësuese rreth tyre.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe një mamaje të dy fëmijëve, Jordan Lee Jones, e cila duhej të merrej me komentet e pështirë pasi postoi një foto të zhveshur të vajzës së saj dyvjeçare Winter që luante në plazh.

Image

Madje, disa përdorues të Instagramit edhe e raportuan foton, gjë që rezultoi me heqjen e saj ”për thyerjen e rregullave”.

Megjithatë, reagimi i njerëzve nuk kishte ardhur sepse vogëlushja ishte lakuriq – shkak i reagimit të tyre ishte ngjyra e lëkurës së saj.

Komenti i parë që ka marrë ka thënë: “Është e pështirë të shohësh se sa e errët është lëkura e vajzave tuaja”.

“A keni dëgjuar për kremin kundër diellit?”

Image

Dhe ky koment, si dhe shumë të tjerë e kanë tronditur atë, duke vendosur që të ndante një postim tjetër për të shpjeguar.

“Po merrja shumë mesazhe dhe vendosa të postoja foto që shpjegonte se ne kemi një trashëgimi aborigjene nga familja e nënës, kështu që lëkura jonë është natyrisht e errët”.

Image

Megjithatë, kur ajo u zgjua mëngjesin e ardhshëm ajo gjeti se fotografia origjinale ishte hequr.

“Fotografia është raportuar në Instagram shumë herë. Isha e tmerruar dhe e dërgova një email në Instagram, por nuk kam marrë ende përgjigje”, ka rrëfyer mamaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat