Historia që përloti botën/ Gruaja me kancer, martohet 18 orë para se…

Ndryshe

Historia që përloti botën/ Gruaja me kancer, martohet 18 orë para se…

Më: 4 janar 2018 Në ora: 08:17
Heather nga Konektikati i SHBA-ve është martuar me David Mosher disa ditë para Krishtlindjeve, edhe pse kishin planifikuar që ceremonia martesore të mbahet më 30 dhjetor.

Rrëfimi i Heather Mosher, e cila humbi jetën nga kanceri vetëm 18 orë pasi u martua, ka përlotur shumë njerëz në mbarë botën.

Heather nga Konektikati i SHBA-ve është martuar me David Mosher disa ditë para Krishtlindjeve, edhe pse kishin planifikuar që ceremonia martesore të mbahet më 30 dhjetor.

Çifti përshpejtuan procesin e ceremonisë, pasi frikësoheshin që Heather mund të vdesë para datës së planifikuar për martesë. Fotografitë e nuses kanë bërë xhiron e botës, kurse shumë njerëz janë prekur nga fati që i Heather.

“Ma kujton dikë që i afrohet vijës së finishit në një maratonë, apo diçka e ngjashme. Askush nuk ka menduar se do të jetojë kaq gjatë. Ajo ua dëshmoi të kundërtën dhe atë fakt e shoh në fotografitë e saj”,- ka deklaruar David, bashkëshorti i të ndjerës Heather.

Dyshja ishin njohur në shkollën e vallëzimit në maj të vitit 2015, dhe brenda një kohe të shkurtër u bën të pandarë. Kështu më 23 dhjetor të vitit 2016, David kishte planifikuar t’i propozoj martesë, por po të njëjtën ditë ajo ishte diagnostifikuar me kancer në gji.

“Ajo nuk e dinte se do t’i propozoja atë mbrëmje, por i thash vetes se ajo duhet ta di senuk është vetëm në këtë rrugë të vështirë”,- ka shtuar Robert.

Por, pesë ditë më vonë, dyshja e zbuluan se kanceri ka qenë trefish negativ, që është një formë e rrallë agresive e kësaj sëmundje. Një javë më pas e kuptuan që ishte zgjeruar kanceri dhe kishte prekur pjesë tjera të trupit.

“Ka qenë e fortë. Po të ishte dikush tjetër shumë më herët do të hiqte dorë. Mjekët vazhdimisht thoshin se nuk po mund ta kuptojnë se si është ende gjallë”,- ka shtuar David.

Ai gjithashtu pranoi se mjekët i kishin këshilluar të martohen më herët, gjë që e bën më 22 dhjetor u martuan në spital në prezencë të miqve dhe familjarëve.

Por, për fat të keq ajo ndërroi jetë më 23 dhjetor, vetëm 18 orë pas ceremonisë martesore.

Ndërsa më 30 dhjetor kur dyshja është dashur në të vërtet të martohen, David është përshëndetur me bashkëshorten në varrimin e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat